Greva e sindikatave në Itali prek edhe fluturimet në Rinas

384

TIRANË, 7 qershor /ATSH/- Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) i bën thirrje gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, datë 8 qershor nga dhe drejt Italisë, që të tregojnë vëmendje dhe të kontrollojnë njoftimet e kompanive ajrore në të cilat kanë prenotuar biletën, pasi është parashikuar një grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, dhe ekuipazheve të disa kompanive italiane.

Në një postim në “Facebook”, AAC informon se greva është parashikuar nga ora 13.00 deri në 17.00 dhe si pasojë shumë kompani do të kenë vonesa dhe anullime të disa fluturimeve, që prekin edhe vendin tonë.

Për më shumë informacion, citon AAC-ja, të kontaktoni sa më parë me kompanitë ajrore, ose agjencinë ku keni rezervuar biletën, për të konfirmuar statusin e udhëtimin tuaj dhe nëse do të jetë e nevojshme ri-planifikimin e udhëtimit. /e.xh//j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.