BELGJIKË – NATO përshëndet përpjekjet e Gjermanisë për rritjen e shpenzimeve ushtarake

BRUKSEL, 7 qershor /ATSH-AFP/ – NATO përshëndeti sot si një hap në drejtimin e duhur planet e paraqitura nga ana e Gjermanisë për rritjen deri në 80% të shpenzimeve të saj për Mbrojtjen, me shpresën që ky veprim të ulë tensionet brenda Aleancës për ndarjen e kuotave financiare.

Kancelarja Angela Merkel njoftoi të mërkurën në Bundestag arritjen e një marrëveshjeje brenda koalicionit qeveritar për t’i rritur këto shpenzimeve deri në 1,5% të PBB-së deri në vitin 2025.

“Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula van der Leyen konfirmoi sot këtë objektiv në Bruksel. Vitin e ardhshëm, ne do të jemi tashmë në 1,3% të PBB-së”, theksoi ajo gjatë një konferencë shtypi para takimit me homologët e saj në selinë e NATO-s.

“Jam i kënaqur nga fakti që Gjermania ka ndërprerë shkurtimet dhe ka filluar të rrisë shpenzimet ushtarake, duke njoftuar planet për t’i rritur ato deri në 80% gjatë një dekade”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ky është një hap në drejtimin e duhur”, përfundoi ai./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.