Vetingu, KPK konfirmon në detyrë prokuroren Anila Leka

TIRANË, 6 qershor /ATSH- I. Vata/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokuroren në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Nga hetimet e  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi se Anila Leka ka përmbushur tre kriteret e përcaktuara nga ligji: justifikimin e pasurisë, integritetin e figurës dhe profesionalizmin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi në 4 qershor seancën dëgjimore ndaj subjektit deklarues Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme e cila iu nënshtrua Vetingut. Pas skanimit nga Vetingu prokurorja Leka do të vijojë të ushtrojë detyrën e saj.

Leka e ka nisur karrierën e saj në vitin 2004 dhe ka qenë edhe eksperte në Shkollën e Magjistraturës. Prej vitesh ajo punon në organin qendror të akuzës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.