SOFT NEWS – Në Peru mbahet Kampionati Botëror i Futbollit… për të burgosurit

LIMA, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Peruja mposht me penallti Rusinë në finalen e Botërorit! Por ndeshja nuk ka asgjë të përbashkët me FIFA-n. Ky është Botërori i Futbollit për të burgosurit, organizuar midis burgjeve  të mbipopulluara peruane.

Disa javë përpara përballjes së shumëpritur të Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili nis më 14 qershor në Rusi, autoritetet e burgut morën shkas me rastin e kualifikimit historik të shtetit të Amerikës së Jugut, për të zhvilluar një mini-kampionat futbolli

Kompeticioni i pazakontë sportiv zgjati rreth një muaj, me pjesëmarrjen e 16 institucioneve të vuajtjes së dënimit, ku secila skuadër mbante emrin e një shteti.

Megjithëse ndeshjet e fazës fillestare u zhvilluan në ambientet e çdo burgu, finalja u organizua në një fushë të vërtetë futbolli, në “Stadiumin Monumental” të Limës, me një kapacitet deri në 60 000 spektatorë.

Pikërisht në këtë stadium, “Inkasit”, siç cilësohet skuadra peruane, kanë luajtur disa takime të kualifikimeve në Botëror, ndërsa emocioni i të burgosurve ishte i dukshëm, pasi shkelën në të njëjtin tapet bari për finalen e tyre./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.