FRANCË – Falsifikimi i kushton 60 miliardë euro ekonomisë europiane

PARIS, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Falsifikimi po shkakton çdo vit humbjen e 60 miliardë eurove në 13 sektorë të ekonomisë europiane, sipas një studimi të Zyrës së Bashkimit Europian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO) publikuar sot me rastin e Ditës Botërore Kundër Falsifikimit.

“Ky hetim, i ndërmarrë në sektorët e ndjeshëm ndaj falsifikimit, tregon se humbjet e drejtpërdrejta të përvitshme prekin 7,5% të shitjeve”, theksoi EUIPO në një komunikatë.

Falsifikimi ndikon gjithashtu në sektorin e punësimit, sepse fabrikuesit prodhojnë më pak duke marrë parasysh pjesën e shitjeve të tyre, të siguruar nga produktet e falsifikuara dhe për këtë shkak punësojnë më pak punonjës.

Të parët janë Franca, Britania e Madhe (9,2 miliardë euro humbje), Italia (8,6 miliardë) dhe Gjermania (8,3 miliardë).

Sipas studimit të EUIPO-s, falsifikimi u kushton rreth 15 miliardë euro shteteve, në humbjet e taksave dhe kontributet sociale.

Në 13 sektorët e studiuar janë produktet kozmetike dhe produktet e përkujdesit personal, veshje, këpucë dhe aksesorë të ndryshëm./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.