FOTO/ Ujësjellës i ri për qytetarët e Durrësit

TIRANE, 6 qershor /ATSH/ -Në qytetin bregdetar  të Durrësit po punohet për ndërtimin e tubacionit të ujësjellësit të ri.

Aktualisht firma zbatuese e punimeve ka nisur shtrimin e tubacionit me dy grupe pune, në zonën e sektorit “Rinia”, ndërkohë që një grup tjetër po merret me punimet për ndërtimin e depos në Bizë, nga e cila uji do të vijë me vetërrjedhje deri në Durrës.

Ujësjellësi i ri pritet të sjellë trefishin e sasisë aktuale që sjell tubacioni që nis nga Fushë Kuqja, ndërkohë që ai do të jetë i dedikuar vetëm për qytetin e Durrësit. Pritet që i gjithë investimi të përfundojë disa muaj para afatit.  /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.