FOTO/ Historiani italian: Miti i Skënderbeut, realiteti që fsheh

Historiani italian: Miti i Skënderbeut, realiteti që fsheh

Historiani italian: Miti i Skënderbeut, realiteti që fshehhttps://ata.gov.al/2018/06/06/foto-historiani-italian-miti-i-skenderbeut-realiteti-qe-fsheh/Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike, ku në qendër të vëmendjes është figura e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu, është një mundësi e mirë për të pasqyruar këndvështrime dhe qëndrime të historianëve vendas e të huaj. “Skënderbeu është figura që përfaqëson kulmin e rezistencës ndaj pushtimit osman dhe figura e tij është shoqëruar me disa realitete mjaft interesante, që sollën më tej lëvizjen e masave, që sot njihen me emrin arbëreshë”, tha Profesori Italian, Pietro Corrao, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në përfundim të ligjëratës së tij, të mërkurën, gjatë sesionit të 8-të të Konferencës Ndërkombëtare të Albanologjisë, kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 06.06.2018

TIRANË, 6 qershor/ATSH-A.Fortuzi/- Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike, ku në qendër të vëmendjes është figura e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu, është një mundësi e mirë për të pasqyruar këndvështrime dhe qëndrime të historianëve vendas e të huaj.

“Skënderbeu është figura që përfaqëson kulmin e rezistencës ndaj pushtimit osman dhe figura e tij është shoqëruar me disa realitete mjaft interesante, që sollën më tej lëvizjen e masave, që sot njihen me emrin arbëreshë”, – tha profesori italian, Pietro Corrao, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në përfundim të ligjëratës së tij, të mërkurën, gjatë sesionit të 8-të të Konferencës Ndërkombëtare të Albanologjisë, kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Skënderbeu është motivi i cili na frymëzon për të folur dhe për tematika të tjera. Historianët tanimë nuk merren më me figurën e një individi, por me periudhën dhe shoqërinë në të cilën ky individ ndikoi dhe pasojat që solli. Kjo ishte dhe ajo për të cilën unë ligjërova sot”, – tha Corrao.

“Natyrisht rasti ishte ai i përvjetorit të Skënderbeut që na shtyjnë të flasim për figurën e Skënderbeut. Figura është mitizuar me kalimin e viteve. Kjo është diçka që ndodh në shumë vende të botës. Por realitetet që e shoqërojnë këtë mit, janë shumë të rëndësishme, pasi përfaqësojnë kulmin e rezistencës kundër pushtimit osman… Kjo rezistencë u shoqërua me disa realitete të reja në Ballkan. Këtu mund të përmendim dhe lëvizjet arbëreshe, të cilat u nxitën dhe falë marrëdhënieve pozitive të shqiptarëve me Mbretërinë e Napolit dhe atë të Siçilisë. Këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për të shkëmbyer kulturën, pikëpamjet, dhe për të përballur me njohjet që të gjithë studiuesit kanë lidhur me mesjetën dhe me figurën e Skënderbeut”, – tha Corrao për ATSH.

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, po zhvillohet dhe Konferenca Albanologjike, e cila i jep mundësi të gjithë studiuesve të Skënderbeut për t’u njohur dhe për të shpalosur një temë të caktuar me epokën e Skënderbeut. Kjo Konferencë është e ndarë në tre seksione. Në seksionin e parë dhe seksionin e dytë, ku janë ftuar specialistë fushës, akademikë brenda dhe jashtë vendit, që ligjërojnë studimet e tyre. Në seksionin e tretë do të jenë konkluzionet. Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, në muajin nëntor, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë. Në këtë muaj (nëntor) do të ketë dhe një sërë veprimtarish të mëdha. Gjithashtu do jepet “llogari” se çfarë është bërë në vitin e Skënderbeut. Të gjitha punimet do të publikohen në një moment të dytë gjatë vitit 2019.

Në këtë drejtim, qeveria ka menduar që mungesat e mëdha që ka albanologjia të jenë një lloj baze për të ngritur sa më parë një kurs për të mundësuar formimin e të rinjve në gjuhët e vjetra, arkilistik dhe paelografi, duke i dhënë frymë dhe oksigjen albanologjisë, për të ndërtuar dhe për të lënë stafetat për brezat që do vijnë. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.