Clint Eastwood i rikthehet aktrimit në moshën 88-vjeçare

TIRANË,6 qershor /ATSH/ – Clint Eastwood i është rikthyer aktrimit pas 6 vitesh mungesë nëpër filma.

88-vjeçari ka një rol në filmin “The Mule”, ku është vetë producent. Në këtë film interpreton edhe Bradley Cooper.

Historia, e cila është e frymëzuar nga përvojat e jetës reale të Leo Sharp, fokusohet tek personazhi Earl Stone, që do të luhet nga Eastwood./a.a/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.