“10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!”, FA i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

TIRANE, 6 qershor /ATSH/ -Në periudhën më të vështirë të vitit, kur rritet nevoja për mbulimin me gjak, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut:

Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin deri më datë 4 korrik, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak, posaçërisht për fëmijët talasemikë.

Kësaj nisme të  Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është bashkuar edhe Forcat Ajrore në bazën e Farkës si dhe reparti 1010 të Forcave Tokësore në Poshnje të Beratit në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Gjaku i sigurt shpëton jetë dhe përmirëson shëndetin. Në dy ditë të kësaj nisme janë 177 dhurues vullnetarë.

Në një muaj  synojmë të arrijmë 1 mijë dhurues për 3 mijë jetë të shpëtuar. Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.