Promovimi origjinal, “Selfie për Biodiversitetin 2018”

TIRANË, 5 Qershor/ATSH/ -Edhe pse përbën më pak se 0.3 % të sipërfaqes së kontinentit europian, Shqipëria strehon më shumë se 30 % të florës dhe faunës së tij.

Për të promovuar biodiversitetin e pasur, ministria e Turizmit dhe Mjedisit e mbështetur nga Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ, organizoi konkursin e parë kombëtar “Selfie for Biodiversity 2018”.

Më shumë se 600 fotografi ishin pjesë e konkursit, ndërsa për fituesit ishte rezervuar një fundjavë në një nga parqet kombëtare shqiptare.

80 fotografi të përzgjedhura nga juria ishin pjesë e një ekspozite të hapur në kalanë e Gjirokastrës, ku u zhvillua edhe aktiviteti i ndarjes së çmimeve.

/gj.mima/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.