PRAGË – Babis kundërshton Merkelin për çështjen migratore

161

PRAGË, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri çek, Andrej Babis kundërshtoi qasjen e re ”fleksibël” të problemit migrator të parashtruar nga kancelarja, Angela Merkel, që konsiston ndër të tjera për të shpërblyer shtetet që dëshirojnë të akomodojnë refugjatë.

“Ne nuk duam të kompensojmë, përse duhet të shpërblejmë me anë të një ndihmë? Ne e kemi shprehur qartësisht, janë pikërisht shtetasit tanë, kompanitë tona që do të vendosin se kush do të punojë dhe jetojë në shtetin tonë”, pohoi Babis në prani të medias në lidhje me idetë e shfaqura nga Merkel në një intervistë të publikuar të dielën nga e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Ne duhet ta ndalim këtë migracion jashtë kontinentit europian dhe t’i ndihmojmë këta njerëz në Afrikë dhe në Siri. Diplomacia europiane nuk ka bërë asnjë në kontekstin e Sirisë”,  vijoi Babis, miliarderi populist, partia e së cilit fitoi zgjedhjet parlamentare vjeshtën e kaluar, por që nuk arriti të merrte votëbesimin e parlamentit.

“Ideja që Frontex do të mbronte gjithçka nuk është realiste për një periudhë afatgjatë. Janë shtetet anëtare që duhet ta bëjnë”, përfundoi ai./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.