FRANCË – Macron paralajmëron të gjitha palët për rrezikun e një konflikti në çështjen bërthamore iraniane

PARIS, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi sot të gjitha palët për një përshkallëzimi që mund të sjellë një konflikt, pas njoftimit nga Irani të një rritje të kapacitetit të tij të pasurimit të uraniumit.

“I ftoj të gjithë që të qetësojnë situatën dhe të mos bëhen pjesë e këtij përshkallëzimi sepse ajo do të sjellë vetëm një gjë, konfliktin”, deklaroi ai në përfundim të një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Njoftimi iranian nuk nënkupton se Irani ka dalë nga kuadri i marrëveshjes së vitit 2015 që inkuadron programin e tij bërthamor”, shtoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.