Drejt përfundimit rruga Fier-Seman, akses i lehtësuar drejt bregdetit

Drejt përfundimit rruga Fier-Seman, akses i lehtësuar drejt bregdetit

Drejt përfundimit rruga Fier-Seman, akses i lehtësuar drejt bregdetithttps://ata.gov.al/2018/06/05/drejt-perfundimit-rruga-fier-seman-akses-i-lehtesuar-drejt-bregdetit/Rikonstruksioni i rrugës Fier-Seman, që do t’u shërbejë rreth 17 mijë banorëve të 20 fshatrave të zonës, është në kilometrat e fundit, ndërsa pritet që ky investim të sjellë një impakt të konsiderueshëm për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë. Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 05.06.2018

TIRANË, 5 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Rikonstruksioni i rrugës Fier-Seman, që do t’u shërbejë rreth 17 mijë banorëve të 20 fshatrave të zonës, është në kilometrat e fundit, ndërsa pritet që ky investim të sjellë një impakt të konsiderueshëm për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë.

Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit.

Aktualisht, sipas Kyetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, vazhdojnë punimet në segmentin e fundit rrugor nga kthesa e Semanit deri në bregdet.

“Shumë shpejt Semani i kthehet lavdisë së frekuentimit dhe qytetarëve nuk do u duhet më të bëjnë kilometra të tëra për të shkuar në të tjera destinacione. Kjo nuk është përfundimtare, por problemi emergjent merr zgjidhje”, shprehet Subashi, duke premtuar më shumë punë, më shumë rrugë të shtruara dhe lehtësi për qytetarët.

Rruga Fier-Seman është shumë e përdorur nga banorët e zonës dhe turistët. Ky projekt është gjithashtu një aks i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Fier dhe zonat përreth  dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm aksesin për në plazhin e Semanit.

Rruga ekzistuese ishte e asfaltuar, por seriozisht e dëmtuar, gjë që krijon vështirësi lëvizjeje për mjetet. Gjatë sezonit veror, situata përkeqësohet për shkak të rritjes së fluksit të mjeteve.

Rikonstruksioni i kësaj rruge do të përmirësojë cilësinë e jetës për komunitetin dhe do t’i japë shtysë zhvillimit rajonal, si dhe bizneseve, ekoturizmit, duke kontribuar në një rritje të përgjithshme të mirëqenies. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.