AUSTRI – Putin: Rusia gati të riparojë lidhjet me BE-në

VJENË, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Rusia është e interesuar të riparojë lidhjet e saj me Bashkimin Europian, deklaroi sot në vjenë presidenti rus, Vladimir Putin në turin e tij të parë në BE që prej rizgjedhjes.

“Ne jemi krejtësisht të hapur dhe gati të punojmë bashkë”, tha ai në një konferencë për shtyp pasi takoi homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen.

Përfaqësuesit rusë dhe europianë janë konsultuar në shumë çështje tashmë, në bisedime që Putin i përshkruan si “shumë konstruktive, por jo të lehta”.

Marrëdhëniet mes Brukselit dhe Moskës u përkeqësuan pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia si dhe për dyshimin e gjerë për mbështetje të separatistëve pro rusë në konfliktin në Ukrainë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.