SOCIALE – Aymen, migranti hero që rrezikon dëbimin nga Franca

267

PARIS, 4 qershor /ATSH-ANSA/ – Shpëtoi dy fëmijë duke u hedhur në flakë, por tani, Aymen, djaloshi 25-vjeçar tunizian rrezikon dëbimin nga Franca.

Për këtë djalosh nuk pati asnjë jehonë mediatike si ajo e javës së kaluar për malezin Mahmoudu Gassama.

Përveç asnjë ”çmimi” të marrë, Aymen rrezikon dëbimin.

Gassama shpëtoi një fëmijë katërvjeçar nga rënia nga ballkoni, në një mënyrë spektakolare, dhe u filmua nga celularët e njerëzve përreth.

Ditën tjetër u prit në pallatin Elize’ nga presidenti Macron si dhe u pranua në shërbimin zjarrfikës francez.

Aymen, më 10 prill të 2015, nën shoqërinë e dy miqve arriti të shpëtonte dy fëmijë, 19 dhe pesë vjeç, të mbyllur në një dhomë apartamenti në flakë, pas alarmit të dhëna nga nëna e tyre.

Për këtë hero u dha vetëm një medalje nga qyteti Fosses.

Pas dy vjetësh, të riut të diplomuar në Informatikë, iu refuzua rinovimi i lejes së qëndrimit dhe iu kërkua që të linte territorin francez.

Avokatja e tij, Philippine Parastatis, i bëri thirrje presidentit Emmanuel Macron se ”të shpëtosh një fëmijë duke iu ngjitur ballkonit, a mos qenka me heroike sesa të futesh në mes të flakëve duke shpëtuar dy vetë”?

”Sa keq që nuk u filmuan”!./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.