SHBA – Trump: Kam të drejtë t’i akordoj vetes faljen presidenciale

UASHINGTON, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se kishte të drejtën absolute për t’i akorduar vetes faljen presidenciale duke shtuar, në të njëjtën frazë, se nuk kishte asgjë për të kritikuar veten.

“Ashtu si është përcaktuar nga disa specialistë ligjorë, kam të drejtën absolute t’i akordoj vetes faljen, por pse duhet ta bëj, ndërkohë që nuk kam asgjë për të kritikuar veten?”, shkruan ai në një postim në Twitter.

Hetimi për ndërhyrjen ruse në fushatën presidenciale të vitit 2016 dhe për bashkëpunimin e mundshëm mes ekipit të Donald Trump dhe Moskës ka prekur presidencën e manjatit të pasurive të patundshme që nuk ka reshtur së denoncuari “një gjueti shtrigash”.

Në një postim të dytë në Twitter, ai thekson se emërimi i prokurorit special, Robert Mueller për të ndërmarrë këtë hetim, i urdhëruar nga Ministria e Drejtësisë ishte “antikushtetues”.

Dje, një prej avokatëve të presidentit amerikan, Rudy Giuliani përmendi mundësinë e një faljeje të presidentit për veten duke ngjallur shumë reagime dhe paralajmërime duke përfshirë këtu edhe brenda kampit republikan./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.