Intensifikimi i marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, Meta takon Haradinaj

218

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ – Intensifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve në një sërë fushash, ishte qëllimi i takimit mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Presidenti Ilir Meta shpreh kënaqësinë rreth takimit, duke theksuar rëndësinë e shtimit të marrëdhënieve në fushën e arsimit, ekonomisë, kulturës, etj.

“Kënaqësi të takoja sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Theksova rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.
I shpreha angazhimin tim për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare e forcimit të perspektivës evropiane si dhe inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit”, – shkruan Presidenti Meta. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.