Kombëtarja humbet miqësoren me Ukrainën me rezultatin 1-4

TIRANË, 3 Qershor/ATSH/ -Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 1-4 ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses se Ukrainës,  zhvilluar të dielën në stadiumin “Stade Camille Fournier” në Evian të Francës. Trajneri Panuçi aktivizoi disa futbollistë të rinj në moshë të cilët do t’i shërbejnë për të ardhmen, në përballjet e radhës.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore filloi me një lojë të mirë të kuqezinjve, ku në minutën e 6-ë pas një pasimi nga Hysaj për Ermir Lenjanin, ky i fundit gjuan, por pa shënuar kuadratin e portierit ukrainas, duke humbur një rast shumë të mirë. Më pas rrjedha e lojës ka ndryshuar ku Konoplyanka shënon golin e parë për miqtë në minutën e 31-të dhe Yarmolenko shënon një dopietë në minutën e 31-të dhe 45-të. Me rezultatin 0-3 përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë trajneri Panuçi kreu disa zëvëndësime, por pa mundur dot të ndryshojë rrjedhën e lojës. Minutën e 88-të golin e vetëm për përfaqësuesen tonë e shënoi Emanuele Ndoj. Ky gol ishte i pari për të, me fanellën kuqezi. Pak para fundit, ukrainasit shënuan edhe golin e 4-t me anë të Konoplyanka.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Berisha, Lenjani (’46 Balaj), Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Lilaj (’65 Ajeti), Ndoj, Mavraj, Ramadani (’26 Qaka), Roshi (’46 Memolla), Manaj (’57 Cikalleshi).

Ukraina: Lunin, Butko (’82 Karaev), Sobol, Burda, Yarmolenko, Malinovsky (’71 Kovalenko), Konoplyanka, Marlos (’57 Shaparenko), Krivtsov, Zinchenko (’71 Sydorchuk), Biesiedin (’46 Seleznyov).

Golat e shënuar: ’88 Ndoj/ ’31; ‘90Konoplyanka, ’36; 45 Yarmolenko

/gj.m/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.