Foto/ Performanca e ‘magjishme’ e Rita Orës, spektakël dhe emocione në sheshin ‘Skënderbej

LIvE nga Sheshi Skenderbej me Rita Ora në #OraeSuperMuzikes

Posted by Bashkia Tiranë on 03.06.2018

TIRANE, 3  Qershor/ATSH/-Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhuroi spektakël dhe emocione mbrëmjen e kësaj të diele në sheshin “Skëndërbej”.

Atmosfera është ndezur nën ritmet e muzikës dhe performancës së shkëlqyer të Rita Orës ndërsa sheshi ishte i populluar nga qytetarë dhe adhurues të këngëtares.

Menjëherë sapo është ngjitur në skenë këngëtarja, publiku shqiptar e ka mirëpritur, duke brohoritur e kërcyer në ritmet e mrekullueshme të muzikës së saj.

Pas shkëlqimit të Ermal Metës në koncertin e 1 qershorit, është Rita Ora ajo që ndez skenën e sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Koncerti u realizua me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Koncerti ka filluar ne orën 18.00 me disa “DJ” të famshëm.

Më pas performuan këngëtarët Kida dhe Yli Limani, për të mbërritur me performancën e Rita Orës.

Këtë verë, Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore .

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.