Projekti i Rilindjes Urbane e transformoi Belshin në një destinacion tërheqës turistik

367

ERTV Live😊: Belsh – Projektet e reja për qarkun. #përElbasaninqëduam#përCërrikunqëduam#përBelshinqëduam#përLibrazhdinqëduam#përPeqininqëduam#përGramshinqëduam#përPrrenjasinqëduam🇦🇱🇪🇺

Posted by Edi Rama on Saturday, 2 June 2018

TIRANË, 2 qershor/ATSH/- Belshi falë zbatimit të projektit të Rilindjes Urbane është kthyer në destinacionin kryesor të turizmit për Shqipërinë e Mesme, por qeveria premton se do të vijojnë investimet për ta transformuar këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Belsh, ku edhe prezantoi jo vetëm projektet për zhvillimin e Belshit, por edhe një sërë projektesh që do të zbatohen në këtë qark.

“Pamjet e transformimit të Belshit nuk janë pamje të krijuara nga kompjuteri, por pamje të të krijuara nga një punë reale për të zbatuar një projekt transformues siç është projekti i Rilindjes Urbane”, – u shpreh Rama.

Por, Rama theksoi se projekti ende nuk ka përfunduar, pasi qëllimi dhe objektivi është që ne të mbyllim edhe pjesën tjetër të liqenit dhe të krijojmë unazën këmbësore të liqenit, duke hapur një perspektivë zhvillimi të turizmit dhe agroturizmit, ku potenciali është shumë i madh.

“Ndërtimi i një agroturizmi është thjesht transformimi i një banese apo strukture të trashëguar më parë me pak terren, në një mikrofermë apo bujtinë dhe me një infrastrukturë të thjeshtë mikpritjeje për vizitorët”, – theksoi Kryeministri.

Nëse vijoi Rama, prodhimi dhe nxjerrja në treg e prodhimeve bujqësore apo blegtorale ka vështirësi, e kundërta ndodh me agroturizmin. Kjo sipas tij, pasi nuk është nevoja të gjesh treg për prodhimin, por thjesht duhet të krijosh një infrastrukturë mikpritjeje që i sjell njerëzit tek ti.

Zhvillimi i agroturizmit, sipas kreut të qeverisë, po mbështetet edhe përmes një pakete me lehtësi fiskale.

“Shumë emigrantë mund të konsiderojnë që kursimet e tyre t’i investojnë në shtëpitë prej ku janë larguar më parë, sepse përmes agroturizmit mund të realizojnë një fitim më të madh se sa në shtetet ku ata po jetojnë e punojnë. Do të kenë një regjim taksimi të thjeshtë e të lehtë me TVSH 6%, e njëjta normë si për hotelet dhe resortet me katër apo pesë yje që janë të domosdoshme për industrinë e turizmit dhe rritjen e vlerës së shtuar në turizëm”, – deklaroi Rama.

Po ashtu Kryeministri bëri të ditur edhe një tjetër lehtësi fiskale për bizneset e vogla që lidhet me uljen e tatim fitimit nga 15% që është aktualisht në 5%.

Këtë lehtësi, sipas tij, e përfitojnë bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë.

/a.gjonaj//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.