UASHINGTON, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti Donald Trump konfirmoi sot organizimin e samitit me liderin Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor pas takimit që zgjati më shumë se një orë në Shtëpinë e Bardhë me krahun e djathtë të udhëheqësit koreano-verior.
Në një deklaratë për shtyp, presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se Koreja e Veriut kërkonte denuklearizimin e vendit, dhe pohoi se dialogu me Phenianin do të ishte një proces i kurorëzuar me sukses.
Trump pohoi se nuk do të ketë sanksione të reja gjatë bisedimeve me Korenë e Veriut./
/v.b/