RIO DE ZHANEIRO – Jep dorëheqjen drejtuesi i grupit ”Petrobras” pas grevës dhjetëditore në Brazil

RIO DE ZHANEIRO, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Drejtori i përgjithshëm i grupit “Petrobras”, Pedro Parente dha sot dorëheqjen, njoftoi grupi shtetëror energjetik brazilian, në përfundim të valës së grevave që goditën transportin rrugor dhe sektorin e naftës për politikën e çmimeve të kompanisë.

“Pedro Parente kërkoi mëngjesin e sotëm largimin nga funksionet e drejtuesit të kompanisë”, njoftoi grupi në një deklaratë, duke saktësuar se këshilli administrativ do të emëronte një drejtor të përkohshëm.

Ky njoftim, u prit me qetësi nga ana e Bursës së San Paolos, ku çmimet e gjigantit të ekonomisë braziliane nuk pësuan ndryshime, i cili vjen në përfundim të një greve dhjetëditore në fushën e transportit rrugor me kërkesën për uljen e çmimit të naftës.

Qeveria e Michel Temer pranoi kërkesat e grevistëve, duke i hequr autonominë që i ishte dhënë “Petrobras” në fund të vitit 2016 në drejtim të politikës së çmimeve.

Rrugë të bllokuara në të gjitha ndarjet administrave në këtë shtet të madh, mungesa në furnizimin me benzinë, rafte të produkteve të freskëta të zbrazëta dhe aeroporte në vështirësi për të furnizuar avionët me karburant. Ekonomia më e madhe e Amerikës Latine përjetoi një tronditje të fortë për gati dhjetë ditë nga greva e drejtuesve të kamionëve./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.