TIRANË, 1 qershor /ATSH/ – Korporata Elektroenergjitike Shqiptare vijon punën për rehabilitimin elektro-mekanik në agregatin Nr.4 në HEC Koman, i cili është i fundit në procesin e rehabilitimit në këtë HEC.
KESH thekson se rehabilitimi i këtij agregati është pjesë e zbatimit të projektit “Rehabilitimi elektro-mekanik dhe instalimi i një sistemi të ri të Kontroll-Monitorimit në HEC Koman”.
Aktualisht ka përfunduar procesi i rehabilitimit tek agregatët Ag.1, Ag.2 dhe Ag.3, si dhe rehabilitimi i vinçave (200 tonë) të sallës së makinerive dhe i vinçave (60 tonë) të sallës së droselave.
Ky projekt pritet të përfundojë në janar 2019 dhe është pjesë e financimeve të Bankës Botërore. /e.malaj/ /a.g/