Projekti “Kartolina nga Shqipëria”, studentë austriakë eksplorojnë Shqipërinë

TIRANË, 1 Qershor/ATSH/ – Një nga pikat kryesore në kontekstin e Vitit Kulturor Austro-Shqipëri 2018, është eksplorimi i Shqipërisë.

Projekti “Kartolina nga Shqipëria” është një udhëtim hulumtues 10-ditor në Evropën Juglindore nga studentët e Universitetit te Shkencave te Aplikuara, FH JOANNEUM, njofton Ambasada e Austrisë në Shqipëri

Pas Prishtinës, studentët mbërritën në Tiranë, ku u takuan edhe me kryetarin e Bashkise, Erion Veliaj. Ata vizituan gjithashtu Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë; Bunkerin; qendren e femijeve “Eden Hause” te Karitas, e cila ofron kujdes të përditshëmr për fëmijët romë nga zona e varfër e Bregut te Lumit.

Udhëtimin e tyre mund ta ndiqni në web ne faqen: http://postcardsfromalbania.com/!

/gj.mima/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.