PEKIN – Kina kritikon “proteksionizmin” e SHBA pas vendimit të tarifave

PEKIN, 1 qershor /ATSH-DPA/-  Pekini ka kritikuar “unilateralizmin dhe proteksionizmin” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Uashingtoni vendosi të vazhdonte me tarifat e kërcënuese ndaj importit  të çelikut dhe aluminit nga Bashkimi Europian, Kanadaja dhe Meksika.

“Shumë vende janë të shqetësuara për unilateralizmin dhe proteksionizmin e palës amerikane,” deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying.

“Të gjitha vendet, veçanërisht ekonomitë e mëdha, duhet të kundërshtojnë me vendosmëri proteksionizmin e tregtisë dhe investimeve, të mbrojnë sistemin tregtar të drejtë dhe të hapin një sistem të tregtisë shumëpalëshe me OBT-në,  si më i rëndësishmi “, shtoi ajo.

Tensionet tregtare mes Kinës dhe SHBA-së, janë rritur këtë javë,  pasi Uashingtoni kërcënoi se do të miratonte tarifat prej 25 % për 50 miliardë dollarë të importeve kineze, pavarësisht se kishin rënë dakord  për të shtyrë vendimin e tarifave.

Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross pritet të mbërrijë nesër në Pekin për të zhvilluar negociata mbi tregtinë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.