KANADA – Scholz: Tarifat amerikane të gabuara dhe të jashtëligjshme

UISTLER (Kanada), 1 qershor /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz e cilësoi dje si të gabuar dhe të jashtëligjshëm vendimin e SHBA-së për të imponuar tarifa kërcënuese mbi importin e çelikut dhe aluminit, si dhe tha se BE-ja duhet të përgjigjet me forcë.

“Kjo nuk është një ditë e mirë për marrëdhëniet transatlantike”, deklaroi Scholz për reporterët pasi mbërriti në rezortin kanadez të skive, në Uistler, për një takim të ministrave të Financave dhe Bankave Qendrore të G7-ës.

BE-ja, Meksika dhe Kanadaja morën fillimisht përjashtime kur presidenti amerikan, Donald Trump shpalli tarifat e përgjithshme mbi importine e metaleve, që filluan në mars, por dje Uashingtoni njoftoi se këto tolerime do të hiqen.

Ky njoftim shkaktoi shumë kritika nga vendet e prekura si dhe nga disa prej krerëve të Partisë Republikane të Trumpit. /G.S/ A.JOR.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.