GJERMANI – Prokuroria kërkon ekstradimin e Puigdemont

BERLIN, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Prokuroria gjermane kërkoi sot ekstradimin e indipendentistit katalanas, Carles Puigdemont drejt Spanjës, që kërkon ta gjykojë për rebelim dhe keqmenaxhim të fondeve publike, pas përpjekjes së dështuar për shpalljen e pavarësisë.

Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon gjykatës së Schleswig-Holstein, në veri të vendit, që është treguar deri tani shumë skeptike mbi vlefshmërinë e akuzave në lidhje me ligjet gjermane.

Carles Puigdemont, i ndaluar në fund të marsit në veri të Gjermanisë, ndodhet në Berlin që prej lirimit të tij./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.