GJEORGJI – Prokurori i Përgjithshëm dorëhiqet pas akuzave për trafik influence

TBILISI, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Prokurori i Përgjithshëm i Gjeorgjisë dha dje dorëheqjen pas manifesitmeve të disa mijëra personave që e akuzonin për ndërhyrje në favor të një personi që ishte i përfshirë në një proces për vrasje.

Irakli Chotadze u mbrojt, nëpërmjet një komunikate të publikuar dje në faqen e qeverisë, duke konfirmuar se kishte bërë gjithçka për të çuar para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e disa adoleshentëve gjatë një zënke në Tbilisi, vitin e kaluar.

“Dëshiroj të besoni në fjalën time, sot jap dorëheqjen nga posti dhe jam i sigurt de drejtësia do të bëhet për këtë çështje”, shkruan ai.

Akuzat kundër Chotadze janë shfaqur pasi gjykata pranoi të rishikonte akuzën e një prej të dyshuarve, babai i të cilit kishte punuar me prokurorin e përgjithshëm”, sipas agjencisë së lajmeve “RIA Novosti”.

Pas dorëheqjes, disa mijëra persona janë mbledhur para Parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Kryeministri Guiorgui Kvirikachvili, i cili ka refuzuar të dorëhiqet nga funskionet e tij, ka urdhëruar nisjen e një hetimi tjetër për këto vrasje”, shtoi “RIA Novosti”.

“Jam dhe do të jem gjithmonë përkrah popullit tim”, konfirmoi ai./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.