BRUKSEL – Qendra e reagimit të shpejtë të NATO-s vendoset në Gjermani

BRUKSEL, 1 qershor /ATSH-DPA/- Një qendër e re e komandës për reagim të shpejtë të NATO-s do të vendoset në qytetin jugor gjerman, në Ulm, sipas burimeve të aleancës së mbrojtjes.

Qendra do të vendoset në kazermat e Wilhelmsburg, në Hamburg, që tashmë është vendndodhja e një qendre komande shumëkombëshe për ndërhyrjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizave.

Vendimi për vendosjen e qendrës së komandës në Ulm, do të njoftohet zyrtarisht në fund të javës së ardhshme, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, në Bruksel. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.