BRUKSEL – Malmstrom: BE ankesë në OBT kundër SHBA-së dhe Kinës

BRUKSEL, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian depozitoi sot një ankesë kundër SHBA-së dhe Kinës, njoftoi komisionerja europiane për Tregtinë, Cecilia Malmstrom në një konferencë shtypi në Bruksel.

Bashkimi Europian, proteston gjithashtu, ashtu si kishte njoftuar, kundër vendimit amerikan për të vendosjen e tarifave doganore për çelikun dhe aluminin e importuar nga Bashkimi Europian që prej 1 qershorit.

Përsa i përket Pekinit, BE kritikon transferimin e padrejtë të teknologjisë të kompanive europiane aktive në Kinë.

“Nëse aktorët e kësaj bote nuk respektojnë rregullat atëherë sistemi rrezikon të shëmbet. Ky është shkaku që ne kemi depozituar një ankesë kundër SHBA-së dhe Kinës para OBT”, deklaroi Malmstrom.

“Dhe kjo tregon që ne nuk kemi zgjedhur asnjë kamp. Ne mbrojmë një sistem multilateral për një tregti botërore të bazuar në rregulla”, theksoi ajo.

“Kjo tregon gjithashtu vendosmërinë tonë për të trajtuar shkaqet e thella të tensioneve aktuale në sistemin tregtar, por këtë duhet ta bëjmë në kuadër të sistemit të bazuar në rregulla dhe ndërmjetësime”, shtoi ajo./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.