BRUKSEL – Alarm i rremë në Pallatin e Drejtësisë, evakuohet personeli

BRUKSEL, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Një alarm të rremë për vënie bombe pati sot në Pallatin e Drejtësisë, në Bruksel, i cili rifilloi pas evakuimit të personelit.

Kërkimet për ndonjë pako të dyshimtë apo eksploziv nuk dhanë asnjë rezultat.

Alarmi u aktivizua pas marrjes së një telefonate, ku thuhej se do të shpërthente një bombë në hyrje të gjykatës.

Pallati i Drejtesisë në Bruksel shpeshherë është vënë në shenjestër të alarmeve false.

Situata në Belgjikë është gjithmonë e më alarmante, sidomos pas sulmeve në Liezh që  shkaktuan tri viktima, dy prej të cilave dy policë./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.