BELGJIKË – Juncker: Brukseli ka besim të plotë tek qeveria e re italiane

320

BRUKSEL, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka besim të plotë në aftësinë dhe vullnetin e qeverisë së re italiane për të marrë pjesë në projektin europian, u shpreh sot një zëdhënëse e ekzekutivit europian.

Koalicioni qeverisës mes lëvizjes së re populiste, Lëvizja 5 Yjet (L5Y, antisistem) dhe partisë së ekstremit të djathtë, Liga, i cili u betua sot pasdite në Romë nën drejtimin e Giuseppe Conte, një jurist rishtar në politikë.

“Ne kemi besim të plotë në aftësinë dhe vullnetin e qeverisë së re për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive me partnerët e saj europianë dhe institucionet europiane, për të ruajtur rolin qendror të Italisë në projektin e përbashkët europian”, theksoi zëdhënësja e Komisionit, Mina Andreeva.

“Presidenti Juncker është i angazhuar për të punuar me qeverinë e re italiane për të trajtuar sfidat e shumta të përbashkëta, me të cilat po përballet Italia dhe Europa’’, përfundoi ajo, duke cituar në veçanti fushën e migracionit./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.