AXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/6/2018

MADRID – Pritet të zhvillohet një votim për mocion mosbesimi kundër qeverisë së Mariano Rajoy, të dobësuar nga një skandal korrupsioni.

ROMË – Qeveria populiste bën sot betimin.

KIEV – Kreu gjerman i diplomacisë, Heiko Maas për vizitë në Ukrainë.

MOSKË – Vladimir Poutine pret sheikun Mohammed ben Zayed, princ trashëgimtar i Abu Dhabit dhe një prej personave të pushtetshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe.

BRUKSEL – Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker pret ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi.

UASHINGTON – Një këshilltar shumë i afërt i Kim Jong Un do t’i dorëzojë presidentit, Donald Trump një letër të liderit koreanoverior në lidhje me samitin që dy krerët shpresojnë të zhvillojnë më 12 qershor.

UASHINGTON – SHBA-ja vendos taksa mbi çelikun dhe aluminin me prejardhje nga BE-ja, Kanadaja dhe Meksika.

UISTLER (Kanada) – Mbledhje e ministrave të Financave të G7-ës dhe të guvernatorëve të bankave qendrore me temën “Të Investohet në Rritjen Ekonomike në Përfitim të të Gjithë Botës”.

SINGAPOR – Forum mbi sigurinë në Azi, “Shangri-La Dialogue”, në të cilin marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe krerët e ushtrisë amerikane dhe të vendeve të Azi-Paqësorit.

PANMUNXHOM – Përgjegjës të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut zhvillojnë diskutime të nivelit të lartë ndërkohë që palët e ndryshme kërkojnë të shpëtojnë samitin mes Kim Jong Un dhe Donald Trump./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.