Ambasadori Yörük: Shqipëria shembull i harmonisë dhe tolerancës fetare

Ambasadori Yörük: Shqipëria shembull i harmonisë dhe tolerancës fetare

Ambasadori Yörük: Shqipëria shembull i harmonisë dhe tolerancës fetare https://ata.gov.al/2018/06/01/ambasadori-yoruk-shqiperia-shembull-i-harmonise-dhe-tolerances-fetare/Ambasada e Turqisë në Tiranë ka organizuar një iftar me pjesëmarrjen e personaliteteve nga fusha të ndryshme dhe zyrtarëve të lartë të Shqipërisë.Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në fjalën përshëndetëse tha se, “Shqipëria, ashtu si Turqia është një shembull i mrekullueshëm i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare”. Ai vlerësoi faktin që në tryezën e iftarit janë të pranishëm edhe përfaqësues të besimeve të tjera.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 01.06.2018

TIRANË, 1 Qershor/ATSH/ -Ambasada e Turqisë në Tiranë ka organizuar një iftar me pjesëmarrjen e personaliteteve nga fusha të ndryshme dhe zyrtarëve të lartë të Shqipërisë.

Në iftarin e organizuar në Tiranë merrnin pjesë zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, ministra të kabinetit qeveritar, kryetarë të bashkive etj.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në fjalën përshëndetëse tha se, “Shqipëria, ashtu si Turqia është një shembull i mrekullueshëm i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare”.

Ai vlerësoi faktin që në tryezën e iftarit janë të pranishëm edhe përfaqësues të besimeve të tjera.

“Ramazani është muaji i solidaritetit, përkrahjes dhe mëshirës. Është muaji i durimit për të na sjellë paqen e përjetshme. Ky iftar është gjithashtu i veçantë për ne, sepse sot bashkë me myslimanët, ne jemi mbledhur këtu me anëtarët e besimeve të tjera”, tha ambasadori turk.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se shpreson që solidariteti i institucioneve turke për familjet në nevojë në Shqipëri t’i përfshijë të gjithë.

Institucionet turke në Shqipëri gjatë muajt të Ramazanit përveç shpërndarjes së ndihmave organizojnë edhe iftar me personalitete të fushave të ndryshme, por edhe për familjet në nevojë.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.