Vogue, Dua Lipa në listën e grave më me influencë në Britani

443

TIRANË, 31 maj /ATSH/ – Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është renditur në listën e 25 figurave femërore më me influencë dhe frymëzuese në Britani nga revista “Vogue”.

Emri i Dua Lipës është krah Meghan Markel, dukeshës së Sussex, JK Rowling, Amal Clooney.

Është lista e atyre njerëzve që përcaktojnë dhe ripërcaktojnë mënyrën si ne jetojmë.

Gratë e përzgjedhura në listë, variojnë nga mosha 22-vjeçare si Dua Lipa deri në moshën 73-vjeçare, Baroness Hale, Presidente e Gjykatës Supreme si dhe përfshin figura të politikës, arteve, modës, medieve dhe sportit.

Dua Lipa e cili fitoi dy çmime të “Brit Awards” këtë vit është gruaja e parë kandidate për 5 nominime për një natë dhe përshkruhet nga “Vogue” si një “definim i kulturës”.

“Hiti i saj më i ri New Rules, një himn i fuqizimit të femrës, ka paraqitur një model për jetën moderne të seksit dhe deri më tani, ka grumbulluar më shumë se 1 miliard shikime në YouTube,” shkruan revista. /a.a/ /a.g/

http://www.vogue.co.uk/article/vogue-25-the-women-shaping-2018

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.