SOFT NEWS – Eksperiment qeveritar në Guinenë e Re Papua, mbyllet… Facebook!

118

PORT MORESBY, 31 maj /ATSH-ANSA/ – Qeveria në Guinenë e Re Papua, nëpërmjet një eksperimenti, do të mbyllë rrjetin social Facebook për një muaj.

Objektivi i qerverisë është të kuptojë efektin e lajmeve të rreme (fake news) mbi popullatën, pas një vendimi të tillë.

”Kjo kohë do të na lejojë të marrim informacione dhe të identifikojmë njerëz që fshihen pas profileve falso, përdorues të rrjetit të cilët ngarkojnë materiale me natyrë seksuale të ndaluara për minorenët si dhe informacione false, që do të filtrohen”, tha ajo.

”Kjo do të lejojë që persona me identitet real të përdorin rrjetin social duke qënë të përgjegjshëm’’, theksoi ministri i Komunicacionit, Sam Basil për gazetën ”Post Courier”.

”Qeveria e përfshirë në procesin e globalizimit të internetit, nuk ka pasur kohë të reflektojë mbi avantazhet dhe disavantazhet e Facebook-ut si dhe të edukojë popullsinë’’, kishte thënë ministri disa javë më parë, pas rastit të Cambige Analitica.

Guinea e Re Papua ka një popullsi prej tetë milionë banorësh./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.