SERBI – Vuçiç: Në interesin e Serbisë një marrëveshje me Kosovën

BEOGRAD, 31 maj /ATSH-TANJUG/ – Një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën kërkon një konsensus të gjerë dhe një vullnet të shumicës në shoqërinë tonë, deklaroi  presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje novosti”.

Kur u pyet mbi mundësinë që Serbia të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën dhe sërish të mos bëhet pjesë e BE-së, Vuçiç deklaroi se “nuk e konsideron këtë si një pazar”.

“Është në interesin e Serbisë që të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës, pavarësisht nëse bëhemi ose jo një anëtar të BE-së. Por nëse kjo do të ndodhë, jam i bindur që dera nuk do të jetë pak e hapur, por krejtësisht e hapur”, tha Vuçiç.

“Edhe sikur PBB-ja (Prodhimi i Brendshëm Bruto) të jetë pesë herë më e lartë se tani dhe të jemi kampionë në reformim, BE-ja në fund do të vendosë si kusht zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, theksoi ai.

“Por, që Serbia të japë gjithçka pa marrë asgjë nuk është as realiste dhe as e mundur”, shtoi ai./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.