RUSI – Kremlini: Shumë shpejt për një takim Putin-Kim

MOSKË, 31 maj /ATSH-ANSA/ – Për momentin, është shumë shpejt për të folur për një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe liderit koreano-verior Kim Yong Un, deklaroi  për agjencinë ruse të lajmeve, TASS, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Peskov konfirmoi edhe se ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, që për momentin ndodhet për vizitë në Korenë e Veriut, i transmetoi një mesazh të presidentit Putin liderit Kim.

Lavrov nuk bëri të ditur përmbajtjen e tij./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.