ROMË – Varoufakis: Populizmi kërcënon demokracinë

ROMË, 31 maj /ATSH-ANSA/ – Populizmi është një kërcënim i madh për demokracinë, ndërkohë që ka diferencë midis koncepteve popullor dhe populist, pasi populistët përdorin nervozizmin dhe frikën për të marrë pushtetin dhe për ta përdorur kundër maxhorancës, deklaroi ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis.

”Nëse Brukseli dhe Berlini do të munden nga populistët, të gjithë ne do të jemi të mundur”, theksoi ai.

”Partia greke DiEM25 lindi për të krijuar një alternativë demokratike dhe europiane si për moskompetencen e Brukselit dhe Berlinit ashtu edhe për ksenofobinë autoritare të populistëve”, shtoi Varoufakis, në një intervistë të gjatë për gazetën italiane ”Corriere della Serra”.

Ai komenton edhe situatën në Itali dhe projektin e tij të ri.

Varoufakis vë në dukje distancën me Paolo Savonan.

”Unë kërkoja kushte për ta mbajtur Greqinë në euro. Savona u prezantua nga partia e Lidhjes së Veriut, e cila ka si ëndërr josekrete daljen nga euro. Italia nuk rrezikon të bëhet si Greqia në 2015 sepse është shumë e madhe për ta kërcënuar me daljen nga euro’’, thekson ish-ministri.

Varoufakis ndihet i keqardhur që presidenti Mattarella, i cili pranoi si ministër të Brendshëm, një johuman si Salvini, një njeri që do të fusë në qeli dhe deportojë gjysmë milioni njerëz.

”Keqardhje edhe për Matteo Renzin që refuzoi të merrte nga Berlini një politikë që i bënte vendet tona më kompakte në zonë dhe që i hapi rrugën Salvinit dhe Di Maios. Keqardhje gjithashtu edhe që i vetmi shqetësim i Mattarelës ishte të bllokonte ministrin e Ekonomisë, i cili kishte shprehur shqetësimet e tij për ‘arkitekturën’ e euros”, thekson Varoufakis./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.