ITALI – Përpjekje pafund për formimin e një qeverie

ROMË, 31 maj /ATSH-AFP/ – Përpjekje të tjera priten sot për formimin e qeverisë italiane, rreth tre muaj pas zgjedhjeve legjislative të 4 marsit, të dominuara nga Lëvizja Pesë Yjet (L5Y, antisistem) dhe Liga (ekstremi i djathtë).

Luigi Di Maio, kreu i L5y, propozoi sot një kompromis për vazhdimin e idesë së një qeverie të unionit me Ligën, bllokuar disa ditë më parë nga presidenti italian, Sergio Mattarella.

Dhe Carlo Cottarelli, ish-funksionar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i ngarkuar nga Mattarella për të formuar një qeveri teknike në pritje të zgjedhjeve të reja, ka ngrirë formimin e ekipit të tij për t’i lënë kohë përpjekjeve.

Pavarësisht klimës shumë të pasigurtë që ka shënuar ditën e djeshme, tregjet financiare kanë regjistruar një përmirësim të lehtë.

Ideja për një qeveri unioni L5Y-Liga u braktis të dielën në mbrëmje pas vetos spektakolare të emërimit të Paolo Savona, një ekonomist euroskeptik, në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.