Integrimi social i të rinjve, rrugëtimi rinor përgjatë projektit “Nga Rëra në Shkëmb”

TIRANË, 31 maj/ATSH/ – Projekti i GIZ “Nga Rëra në Shkëmb” në kuadër të 30-vjetorit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë kontribuoi në integrimin social të të rinjve.

84 të rinj aplikuan në thirrjen e hapur për të marrë pjesë në projektin “Nga Rëra në Shkëmb”. Pas seleksionimit dhe intervistave, 61 prej tyre, nga gjithë vija e dytë e bregdetit shqiptar, u mblodhën në dy sesione përgatitore në Tiranë dhe në Vlorë.

Në 48 orët intensive të pjesës së parë të Bootcampit “Shpërthe Idetë”, ata u bënë bashkë: u çliruan nga emocionet, konkuruan me energji, u dakordësuan dhe u miqësuan.

U bënë bashkë në grupe duke kuptuar që bashkimi i forcave mundëson realizimin e ëndrrave të tyre.

Ky projekt bëri të mundur realizimin e një prej sfidave të shoqërisë shqiptare: integrimin dhe ri-integrimin social të të rinjve, sidomos të atyre që janë të pafavorizuar ekonomikisht.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.