FISHË TEKNIKE – Zinedine Zidane

MADRID, 31 maj /ATSH-AFP/ – Zinedine Zidane sapo njoftoi largimin e tij nga “Reali i  Madridit” duke i habitur të gjithë.

Më poshtë vijojnë të gjitha arritjet e Zidane në karrierën e tij si futbollist dhe trajner.

Zinedine Zidane u lind në Marsejë (Francë) më 31 korrik 1972 dhe ka luajtur në pozicionin e mesfushorit si futbollist, më pas është bërë trajner duke zhvilluar eksperiencën e tij të parë me një klub profesionist në krye të “Realit të Madridit”.

Karriera si lojtar

Klubet: “Kanë” (1988-1992), “Bordo” (1992-1996), “Juventus” (1996-2001), “Real Madrid”  (2001-2006).

Ndeshja e parë në kampionatin francez e zhvilluar më 20/5/1989, ka qenë “Nantë”-“Kanë” (1-1).

Ka zhvilluar 506 ndeshje në kampionat dhe 95 gola.

Ka zhvilluar 108 ndeshje në Kupat e Europës (82 ndeshje Ligën e Kampionëve dhe 26 në Kupën UEFA), 18 gola.

Ka zhvilluar 108 ndeshje me kombëtaren franceze (101 herë titullar, shtatë herë zëvendësuar, 25 herë kapiten) dhe 31 gola.

Për herë të parë ka luajtur në kombëtare më 17/8/1994 në ndeshjen Francë-Republika Çeke (2-2).

Golin e parë në kombëtare e ka zhvilluar më 17/8/1994 në ndeshjen Francë-Republika Çeke (2-2).

Ndeshja e fundit me kombëtaren ishte më 09/7/2006 në ndeshjen Francë-Itali (finalja e Botërorit) 1-1, ku Italia fitoi me penallti.

Golin e fundit me kombëtaren e ka bërë më 09/6/2006 në ndeshjen Francë-Itali.

Karriera si trajner

Ka filluar karrierën si trajner me ekipin “Real Madrid Castilla” (sezoni 2014-2016) që është ekipi i të rinjve të “Real Madrid”.

Klubi i parë profesionist që ka drejtuar është “Real Madrid” (sezoni 2016-2018).

Titujt si lojtar

Kupa e Botës, viti 1998.

Kupa e Europës, viti 2000.

Liga e Kampionëve, viti 2002.

Kupa ndërkontinentale, vitet 1996, 2002.

Superkupa e Europës, vitet 1996, 2002.

Kampionatin italian, vitet 1997, 1998.

Superkupa e Italisë, viti 1997.

Kampionati i Spanjës, viti 2003.

Superkupa e Spanjës, vitet 2001, 2003.

Titujt individualë

Topi i Artë, viti 1998.

Lojtari më i mirë në bota nga FIFA, vitet 1998, 2000, 2003.

Lojtari më i mirë nga UEFA, viti 2002.

Lojtari më i mirë i Botërorit të vitit 2006.

Titujt si trajner

Liga e Kampionëve, vitet 2016, 2017, 2018.

Superkupa e Europës, viti 2016.

Kampionati i Spanjës, viti 2017.

Superkupa e Spanjës, viti 2017.

Botërori i Klubeve, vitet 2016, 2017. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.