Disa ndryshime në tarifat për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale

TIRANË, 31 maj /ATSH/ – Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi disa ndryshime dhe shtesa “Për tarifat e regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale, të ndryshuar”.

Gjithashtu në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 143, 151/c, 152, 155, 163/a, 163/b, 175/a e 202, të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Miratoi rregulloren për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit”.

Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi. /e.xh//r.e/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.