UKRAINË – Vritet një gazetar rus, kritik i ashpër i Kremlinit

KIEV, 30 maj /ATSH-AFP/ – Gazetari dhe shkrimtari rus, kritik i ashpër i Kremlinit, Arkadi Babçenko u vra dje në mbrëmje në Kiev, ku kishte mërguar pasi ishte ndjerë i kërcënuar.

Ai kishte denoncuar rolin e Rusisë në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Policia e Kievit deklaroi se bëhej fjalë për një krim të lidhur me profesionin e këtij ish-ushtari ris të angazhuar në luftrat e Çeçenisë, i kthyer në një reporter lufte të njohur dhe të respektuar.

Vrasja e tij, që ka shkaktuar një tronditje për profesionin e gazetarisë në Rusi dhe në Ukrainë është vrasja e dyta në të paktën dy vjet e një gazetari që kundërshton politikën e qeverisë ruse.

Më 20 korrik 2016, ruso-bjellorusi, Pavel Ceremet humbi jetën nga shpërthimi i një bombe të vendosur nën automjetin që po e çonte në qendër të Kievit, një çështje që nuk është zbardhur ende.

Arkadi Babçenko u gjet në hyrje të banesës së tij, nga bashkëshortja, dhe vdiq në një ambulancë, teksa po dërgohej në spital.

Arkady Babçenko kishte bërë një shkrim në vitin 2016, në lidhje me një aeroplan ushtarak rus, ndërsa që prej asaj kohe, kishte marrë kërcënime me vdekje, ndaj kishte zgjedhur të largohej nga Rusia.

“Pista e parë dhe më e mundshme është ajo e aktiviteteve të tij profesionale”, deklaroi shefi i policisë së Kievit, Andri Krishçenko për agjencinë e lajmeve “Interfax-Ukraine”./
/ec/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.