SHBA – Krahu i djathtë i Kim takohet me Pompeo-n për samitin me Trump

UASHINGTON, 30 maj /ATSH-AFP/ – Përgatitjet përshpejtohen në prag të një samiti historik mes, Donald Trump dhe Kim Jong Un, me një vizitë shumë të rrallë në SHBA të krahut të djathtë të kreut koreanoverior që do të takohet sot me shefin amerikan të diplomacisë.

Gjenerali Kim Yong Chol pritet pritet rreth orës 14:00 (18:00 GMT) në Nju Jork, ku do të jetë përegjegjësi më i lartë koreanoverior që shkel në tokën amerikane prej 18 vitesh.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, që e ka takuar gjatë dy udhëtimeve në Phenian këtë pranverë, do të zhvillojë sot dhe nesër bisedime detajet e të cilave ende nuk dihen.

Objektivi i këtyre bisedimeve pritet të jetë përcaktimi nëse dy vendet armike janë në gjendje të përcaktojnë një rend ditë të përbashkët për samitin e 12 qershorit në Singapor. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.