RIAD – Arabia Saudite miraton ligj të ashpër kundër ngacmimeve seksuale

353

RIAD, 30 maj /ATSH-AFP/ – Arabia Saudite do të ashpërsojë qëndrimin kundër ngacmimeve seksuale, deklaruan zyrtarët e kësaj mbretërie myslimane, të paktën një muaj para hyrjes në fuqi të një dekreti që lejon gratë të drejtojnë makinën.

Këshilli i Shura-s, organ që këshillon qeverinë, miratoi të hënën një projektligj që do të kthejë dënimet deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 300 000 riyals (80 000 dollarë) për autorët e ngacmimeve.

“Ky projekt është një shtesë shumë e rëndësishme në historinë e rregullave në mbretëri”, theksoi Latifa al-Shaalan, anëtare e Këshillit të Shura-s, në një deklaratë të publikuar dje në mbrëmje nga Ministria e Informacionit.

Ligji, që do të duhet të miratohet nga mbreti Salmane numëron tetë nene.

“Ai parashikon të luftojë ngacmimet seksuale, të pengojë dhe të dënojë autorët si dhe të mbrojë viktimat për të shpëtuar intimitetin, dinjitetin dhe lirinë personale që janë garantuar nga ligji islamik”, nënvizoi deklarata e Këshillit të Shura-s./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.