Nisin aplikimet për projektin “Smile Albania”

https://www.facebook.com/klosiblendi/videos/2050448411909459/

TIRANË, 30 Maj / ATSH / – Ministria e Turizmit dhe Mjedisit njofton se nisën aplikimet në kuadër të projektit “Smile Albania”.

Mbi 1000 të rinj pritet të punësohen këtë sezon veror pranë zyrave te administratave të zonave të mbrojtura, për të informuar turistët dhe duke falur vetëm “buzëqeshje”.

Aplikimet bëhen online në adresën: [email protected], në rrugë postare pranë 12 AdZM-ve.

Kushtet e aplikimit, adresat postare dhe atoon line gjenden ne likun e më poshtëm:

http://turizmi.gov.al/smile-albania/

 “Jeni të rinj mbi 18 vjeç?! Jepini vlerë kohës suaj, duke punuar në një prej infopointeve e qendrave të vizitorëve që do të funksionojnë në këtë program.  Kërkoni të bëheni pjesë e “Smile Albania”duke aplikuar pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Zyrave të Zonave të Mbrojtura në të gjithë Shqipërinë për periudhën Korrik-Gusht. Ju do të jeni buzëqeshja e kësaj vere”!”, është thirrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Aplikimet do të dërgohen në tre drejtime:

  • Nëpërmjet dërgimit me e-mail në adresën: smile.[email protected]
  • Duke dërguar dokumentet e kërkuar në adresat postare pranë AKZM dhe 12 AdZM-të e qarqeve (adresat i gjeni në faqen e AKZM-së).
  • Aplikimi online në platformën e hapur tek faqia e AKZM-së (akzm.gov.al /n.l/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.