Në 72 orë, 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh shkelën semaforit

Në 72 orë, 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh shkelën semaforit

Në 72 orë, 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh shkelën semaforit Vetëm përgjatë 72 orëve të fundit në rrugët urbane të kryeqytetit, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor), 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.Policia e Tiranës sqaron se gjithashtu janë evidentuar edhe shumë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim aksidenti.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 30.05.2018

TIRANE, 30 maj /ATSH/ -Edhe pse kontrollet dhe masat e Policisë Rrugore Tiranë vazhdojnë çdo ditë në rrugë të ndryshme, përsëri “shkelja e semaforit”, mbetet evidente dhe me shifra që tregojnë rrezikun që u kanoset këmbësorëve dhe vetë drejtuesve të automjeteve, në kryqëzimet dhe rrugëkalimet, që rregullohen me semafor.

Vetëm përgjatë 72 orëve të fundit në rrugët urbane të kryeqytetit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor), 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Policia e Tiranës sqaron se gjithashtu janë evidentuar edhe shumë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim aksidenti, si: mospërdorimi i kaskave mbrojtëse, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat e banuara si dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit. /e.malaj/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.