FUTBOLL – Blerja e parë e “Real”-it do të jetë Odriozola

ROMË, 29 maj /ATSH-ANSA/ – “Real Madrid” është duke menduar për zëvendësuesin e Carvajal dhe ka vendosur sytë tek Alvaro Odriozola, mbrojtësi anësor 22-vjeçar i “Real Sociedad”, që është grumbulluar edhe nga trajneri i spanjës, Lopetegui për Botërorin në Rusi.

Sipas të përditshmes “Mundo Deportivo”, ky operacion është në fazën përfundimtare. Është marrë marrëveshja e lojtarit dhe tani ka mbetur vetëm ajo mes dy ekipeve, ndonëse lojtari ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh që faktikisht eleminon shumë probleme.

Megjithatë ekipi i galaktikëve mund të përdorë disa lojtarë që nuk hyjnë në planet e Zidane për vitin e ardhshëm, duke ulur kostot ekonomike. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.