“Urën e Kaçarellos”, monument kulture i kategorisë së parë

TIRANË,28 maj /ATSH-Adela Alla/ – Monumentet e kulturës çdo ditë e më shumë po marrin vëmendjen e institucioneve dhe specialistëve përkatës.

Kjo pasi këto monumente janë një vlerë e shtuar për vendin tonë si dhe përgjatë sezonit turistik i cili tashmë ka nisur pasi zgjojnë interesin e turistëve si vendas dhe të huaj.

Së fundmi, specialistët e monumenteve kanë monitoruar nga afër “Urën e Kaçarellos” për të përditësuar kartelën e këtij monumenti të rëndësishëm.

Ura ndodhet në njësinë administrative Pogon, në përroin e Kaçarellos nën fshatin Hllomo.

Kjo krahinë njihet për bukuritë e shumta natyrore të cilave ja shtojnë hijeshinë edhe monumentet e kulturës si kisha, ura dhe kroje monumentale.

Shqipëria është një mozaik vlerash si kulturore ashtu dhe historike dhe ne duhet të sensibilizohemi si qytetarë për ti dashur dhe mbrojtur këto trashëgimi pasi janë një pasuri kolektive dhe një pasaportë e denjë për ti treguar turistëve vlerat e kombit tonë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.